Ora shënoi 00:00 dhe Viti i Ri 2026 sapo ka trokitur në Shqipëri. Një tjetër vit u la pas, ndërsa qytetarët në të gjithë vendin nisën rrugëtimin drejt 2026-ës me shpresën për më shumë shëndet, paqe dhe mbarësi gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Qielli mbi qytetet shqiptare u ndriçua nga një spektakël fishekzjarresh, që shënoi ndërrimin e viteve. Festimet u shtrinë nga veriu në jug të vendit, duke kthyer natën e Vitit të Ri në një festë madhështore.
Në Tiranë, të shumtë ishin qytetarët që sfiduan temperaturat e ulëta dhe pritën ndërrimin e viteve në Sheshin “Skënderbej”.





