Elton Tozaj ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, duke publikuar një foto krah mikut të tij, Luiz Ejllit, pas incidentit ku vetë Eltoni u dhunua.
Në foton e publikuar, Eltoni dhe Luizi shfaqen së bashku, ndërsa mesazhi që shoqëron imazhin është i thjeshtë, por domethënës: “Miku i mirë në ditë të vështira!”. Kjo frazë është parë si një falënderim dhe shenjë mirënjohjeje për mbështetjen që Luizi i ka dhënë Eltonit në këtë moment të vështirë.
Ndjekësit kanë shpërthyer në komente, duke i uruar forcë dhe shërim të shpejtë Elton Tozajt, ndërsa kanë vlerësuar edhe miqësinë e fortë mes dy figurave të njohura. Fotoja është shpërndarë gjerësisht dhe ka marrë mijëra pëlqime në pak kohë.





