Thursday, May 14, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

E paprecedentë në BB VIP Albania: Kristi i derdh birrën në kokë Keijsit

Një situatë tensioni është regjistruar ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku një debat mes banorëve Kristi dhe Keijsi ka përshkallëzuar në një veprim që ka tronditur banorët dhe publikun.

Gjatë një përplasjeje verbale, Kristi iu drejtua Keijsit me tone të ashpra, duke e akuzuar për mungesë respekti dhe tejkalim të limiteve personale. Ai u shpreh se sjellja ndaj tij ka qenë provokuese, ndërsa në mes të debatit tha fjalë që ndezën edhe më shumë situatën:

“Të ishe nga ata që dije respekt e limite, vije këtu dhe nuk merreshe me burrërinë time. Por ti tani tregon më shumë për burrërinë tënde. Ke ardhur gjatë gjithë kohës duke m’u fërkuar, por duhet të dish një gjë. Mua fillon më fërkon e më fërkon por filloj edhe derdhem pastaj”

Debati nuk mbeti vetëm në fjalë. I revoltuar, Kristi i hodhi birrë në kokë Keijsit, i cili në atë moment ndodhej duke ngrënë. Veprimi u prit me habi dhe tension nga banorët e tjerë, ndërsa atmosfera në shtëpi u rëndua ndjeshëm. Tashmë pritet nëse Vëllai i Madh do të reagojë dhe do të marrë masa pas këtij incidenti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles