“Late Night N’Bllok” me Drini Zeqon është podcasti më i ri me të ftuar personazhet më interesantë në Tiranë, në një mbrëmje ku do të rrëfehen histori dhe do të përballen me pyetje që nuk kanë tendencë për të bërë zhurmë mediatike, por për të shprehur ato mesazhe që personazhet duan të tregojnë nga jeta dhe profesioni i tyre.
Të ftuarat e para mbrëmjen e djeshme ishin gazetarja e njohur investigative, Klodjana Lala dhe influencuesja Sarah Berisha. Klodi ka rrëfyer shumë detaje edhe nga familja, jeta personale, historia e njohjes me bashkëshortin, në një bisedë shumë komode.
E ke shijuar jetën tënde?
Klodina: Është një kompromis që bën me jetën, kam një peng që nuk jam e pranishme gjithmonë me vajzat dhe kjo më dhemb, në mënyrën time, e kam shijuar varet se si ti e sheh
Si e ke njohur bashkëshortin?
Klodiana: Permes një të njohuri të përbashkët, kushëriri, nuk është mblesëri klasike, po ishte shkaku që ne u takuam
Ishte dashuri me shikim të parë?
Klodiana: Ka qenë një flutur në stomak që kur kam folur për herë të parë me të
Kur e ndave mendjen për të?
Klodiana: Kemi qëndruar gati 3 vite para se ti thoja po





