Friday, May 15, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

10 filmat ikonikë që mund të shihni gjatë dhjetorit

Festat e fundvitit sjellin gëzim dhe filmat janë pjesë e tij. 10 prej tyre nuk njohin kohë dhe jemi gati t’iu rikthehemi me dhjetëra herë, pa u mërzitur kurrë.

1. Home Alone (1990)

Një klasik që vazhdon të mbetet ndër të preferuarit për të gjitha moshat. Janë zventurat plot humor dhe kaos të një djali të vogël që mbron shtëpinë e tij nga dy hajdutë pasi familja e harroi për Krishtlindje.

2. Love Actually (2003)

Një film romantik i ndërlidhur me shumë histori dashurie që ndodhin gjatë periudhës festive. Me aktorë të mëdhenj si Hugh Grant dhe Emma Thompson, “Love Actually” është bërë simbol i dashurisë dhe magjisë së Krishtlindjes.

3. The Grinch (2003)
Jim Carrey shkëlqen si Grinçi, një qenie që urren Krishtlindjet, por që përfundon duke zbuluar rëndësinë e vërtetë të festës. Ky film është një thesar për të gjithë familjen.

4. Elf (2003)
Një komedi e këndshme ku Will Ferrell luan rolin e një njeriu të rritur që është rritur në Polin e Veriut si elb i Santa Claus-it. Shumë humor dhe momente festive për t’u shijuar.

5. The Polar Express (2004)
Ky film animacion ndjek udhetimin magjik të një djali në një tren të jashtëzakonshëm drejt Polit të Veriut, ku zbulon fuqinë e besimit dhe mrekullinë e Krishtlindjes.

6. Miracle on 34th Street (1947)
Një klasik i përjetshëm që trajton temën e besimit dhe mrekullive. Historia e një njeriu që pretendon të jetë Santa Claus i vërtetë do t’ju mbushë me frymën festive.

7. The Holiday (2006)
Një film romantik ku dy gra shkëmbejnë shtëpitë e tyre për Krishtlindje dhe gjejnë dashurinë në mënyrë të papritur. Perfekt për një natë të qetë me çokollatë të ngrohtë.

8. A Christmas Carol (2009)
Një film ku rrëfen transformimin e Ebenezer Scrooge, një njeriu koprac, ku vizitohet nga tre shpirtra që i tregojnë të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen për t’i mësuar rëndësinë e Krishtlindjes.

9. National Lampoon’s Christmas Vacation (1989)
Një komedi e çmendur që ndjek aventurat e familjes Griswold teksa përpiqen të organizojnë Krishtlindjet perfekte. Kjo është zgjedhja ideale për një natë plot të qeshura.

10. Klaus (2019)
Një film i animuar modern që tregon historinë e një postieri dhe miqësisë së tij me një burrë të moshuar të ngjashëm me Santa Claus. Një përrallë e bukur për origjinën e Krishtlindjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles