Romanca e shumëpërfolur mes Jori Dellit dhe këngëtarit italian Fred De Palma ka marrë më në fund drejtimin që fansat prisnin prej kohësh. Bukuroshja shqiptare i ka thënë “PO” partnerit të saj, pas një propozimi romantik që i ka lënë të gjithë mbështetësit e çiftit në emocion.
Në fotot dhe momentet që po qarkullojnë në rrjete sociale, Jori shfaqet me unazën e fejesës që tashmë shkëlqen në dorën e saj, duke konfirmuar se çifti ka kaluar në një kapitull të ri të marrëdhënies.
Lajmi ka pushtuar menjëherë rrjetin, ku fansat kanë shpërthyer me urime, zemra dhe komente plot entuziazëm.






