Donald Veshaj ka rrëfyer se frymëzimi për krijimet e tij nuk vjen kurrë nga rastësia, por nga një ndjenjë e thellë e vërtetësisë. Teksa shpaloste një prej vizatimeve të tij më të fundit, artisti shkruan se çdo punim nis nga një emocion real dhe një moment që e prek personalisht.
“Frymëzimi për veprat e mia vjen gjithmonë nga e vërteta. Arti që nuk ngrihet mbi një koncept është, për mua, vetëm dekor,” tha ai, duke nënvizuar se për të, çdo vepër duhet të ketë një zemër që rreh pas saj.
Sipas Veshajt, procesi krijues nuk është thjesht teknikë apo estetikë. Ai e përshkruan atë si një udhëtim introspektiv, ku ngjyrat dhe format shndërrohen në gjuhë të shpirtit.





