Pas një periudhe ku publiku e ka ndjekur çdo pasdite në ekranin e TVSH, Beniada Nishani është rikthyer sot në Top Channel për një paraqitje të veçantë. Ajo ka qenë e ftuara surprizë në studion e programit “Për’puthen”, ku ka zënë karrigen e opinionistes për emisionin e ditës.
Rikthimi i saj është pritur me shumë reagime pozitive nga ndjekësit e programit, të cilët e kanë shprehur shpesh nostalgjinë për prezencën e saj në ekranin e Top Channel. Beniada, e njohur për energjinë dhe humorin e saj, solli një atmosferë të gjallë në studio, duke komentuar dinamikat mes konkurrentëve dhe duke ndarë mendime të sinqerta për zhvillimet e fundit në program.





