Gjatë mbrëmjes së fundit të emisionit “Mirëmbrëma Yje”, të ftuarat Zhaklin Lakatari dhe Zhaku kanë bërë komente të forta ndaj aktores Egla Ceno, duke shkaktuar debat në studion televizive dhe reagime në rrjetet sociale.
Zhaklin Lakatari, duke folur për sjelljet dhe deklaratat e Eglës në situata të ndryshme publike, deklaroi se ajo “është homofobe”, një akuzë që ngjalli diskutime të menjëhershme mes të ftuarve.
Ndërkohë, edhe Zhaku u shpreh me tone të ashpra, duke e cilësuar Cenon si “idiote komplet” dhe duke e kritikuar veçanërisht për mënyrën se si ajo është sjellë ndaj shkrimtares Moza Ahmeti.





