Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka shpërthyer në rrjetet sociale duke akuzuar Egli Takon, jo vetëm për kopjimin e një poze, por edhe për përdorimin e llogarive dhe komenteve false për të krijuar drama.

Mbi fotot e saj të vjetra, Xheneta shkroi: “Duket se edhe prozat qenkan pronë tashmë. 6+ muaj që bëj foto kështu, por hajde se është rastësi.”
Më pas, ajo e thelloi akuzën, duke sugjeruar se Egli po përdor llogari false për të ngritur këtë debat: “S’ble komente, s’krijoj llogari fallso dhe s’merrem me askënd. Mos më përfshini në dramën tuaj, unë s’kam nevojë për llogari fallso për të ekzistuar. Puçi-puçi.”

Ajo akuzoi Egli Takon se qëllimisht po përpiqet ta fusë atë në drama, duke vazhduar kështu rivalitetin mes dy ish-banoreve.





