Sunday, May 3, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Valbona Mhilli humb njeriun e zemrës: Sot jeni bashkë me babin

Moderatorja e njohur dhe njëherazi Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli, ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një lajm të trishtë, ajo ka humbur një njeri të shtrejtë.

Ajo njoftoi se gjyshja e saj ka ndërruar jetë dhe ikja e saj i ‘theu zemrën sërish’. Valbona ka publikuar në “Instastory” një fotografi ku gjyshja shfaqet e shtrirë në krevat dhe pranë saj qëndron bashkëshorti.

Moderatorja shqiptare humb një tjetër person të shtrenjtë:

“Nuk kam besuar te dashuria, por ju të dy, gjyshi e ti nana, ishit shembulli im që dashuria e vërtetë ekziston dhe nuk vdes kurrë. Sot zemra na u thye sërish… Gjyshi mbeti vetëm, i pikëlluar dhe me shpirt të lodhur, sepse ti ishe jeta e tij, drita e çdo dite.

Nana, u theva prapë, tani ike edhe ti. Por ngushëllimi im i vetëm është që sot jeni bashkë me babin – aty ku nuk ka më dhimbje, vetëm paqe.

Ne mbetëm këtu me lot, mall e kujtime që nuk shuhen kurrë. Dashuria juaj do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”, shkruan Valbona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles