Veshjet e vjeshtës zakonisht mbizotërohen nga ngjyrat e errëta si e zeza, grija dhe çokollata, por këtë vit duket se zgjidhja është e gjelbra e ullirit. Ngjyra më trend të momentit është ajo e kumbullës, por e gjelbra është më e thjeshtë për t’u përfshirë në veshje.
Në pasarelat e Gucci, Hermès dhe Saint Laurent, modelet parakaluan duke sjellë idetë e modës, por ju mund të zgjidhni edhe një çantë apo pulovër. Gardëroba juaj do të duket tamam si një “dirty martini”.
Një pardesy, pallto, xhaketë

Mund të zgjidhni një pallto të gjatë leshi që t’ju mbajë ngrohtë në acarin e dimrit ose një xhaketë lëkure për netët kur ju duhet të vishni diçka dhe tonalitetet e ullirit zëvendësojnë më së miri të zezën dhe blunë e errët.
Kokë e këmbë

Kate Middleton u pa së fundmi me një kostum në ngjyrë ulliri. Ju mund të zgjidhni edhe një fustan me një xhaketë sipër.
Fund

Një fund deri në gju në ngjyrë ulliri mund të bëjë që veshjet tuaja të duken edhe më të sofistikuara. Mund të shtoni edhe pulovra, bluze apo një shall kashmiri, diçka që mbetet gjithnjë klasike.
Ngjyra që përshtaten

Në ngjyrat klasike të vjeshtës janë bërgonja, kafeja e çokollatës dhe e zeza duke bërë që e gjelbra të bjerë në sy.
Detaje

Doni ta provoni trendin, por s’keni ende guxim? Mund ta zgjidhni duke veshur atlete që kanë ndonjë detaj në ngjyrë ulliri, një çantë apo taka.





