Fero do të jetë i ftuari i radhës në podcastin e Arbana Osmanit, dhe vetëm publikimi i trilerit ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë në diskutime. Në videon e shkurtër që është bërë publike sot, reperi shihet i prekur emocionalisht, ndërsa rrëfen për herë të parë pas një kohe të gjatë lidhur me akuzat që e kanë përfshirë dhe marrëdhënien me vajzën e tij.
Në fragmentin që ka qarkulluar gjerësisht, ai dëgjohet duke thënë:“Nuk e kam dhunuar unë atë… nuk e do njeri vajzën tem më shumë sesa unë. Të lutem, mundësoma me pa çikën.”





