Modelja e njohur dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Gres Hoti, ka ngjallur kureshtje të madhe në rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit në Instagram.
Në disa foto që kanë qarkulluar me shpejtësi, Gresa shfaqet e veshur si nuse, me fustan të bardhë, vello elegante dhe një pamje plot shkëlqim. Në një nga imazhet, ajo shihet duke u përqafuar me një mashkull misterioz, çka i ka bërë ndjekësit të dyshojnë se modelja i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar.





