Pas deklaratave të Dojna Memës në rrjete sociale, ku moderatorja publikoi një bisedë të vjetër dhe një mesazh të gjatë që u interpretua si një “thumb” për Kiara Titon, nuk ka vonuar as reagimi i Luiz Ejllit.
Në një postim në “Instagram Story”, Luizi ka shpërndarë një foto bisedash me Kiarën dhe ka shoqëruar atë me një mesazh që duket si përgjigje direkte ndaj Dojnës:
“Mua kur më pyesin direkt jashtë kamerave, kam këllqe për t’u përgjigjur drejtpërdrejt! Sepse ndjehem rehat, e nuk merrem me sajesa që i besojnë vetë. Thënë kjo, tema është e parë, dhe kam shumë interes për të tjerë edhe më shumë se kaq publikisht. Natën e mirë.”
Ky reagim i Luizit u interpretua nga ndjekësit si një “mbyllje kapitulli” dhe një mesazh i qartë se ai nuk ka më dëshirë të përfshihet në diskutime që lidhen me marrëdhënien e tij dhe Kiarës.





