Saturday, May 16, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Doja ta hiqja djalin”, Adrola Dushi rrëfen vështirësitë e të qenurit nënë

Në podkastin me Orinda Hutën, Adrola Dushi ka ndarë me publikun përvojën e saj të dhimbshme gjatë një shtatzënie që, siç thotë ajo, i “shkaktoi makthin më të madh” të jetës.

Ajo zbuloi se fillimisht kishte vendosur ta abortonte fëmijën e saj, për shkak të moshës së re që kishte.

“Doja ta hiqja, nuk isha gati, bëra gjithçka gati, shkova në spital. Por kur u ula, u çova, thash nuk mund ta vrasë fëmijën tim”, tha modelja.

Më tej, ajo tregoi se kishte ndihmën e nënës së saj dhe kunatës të cilat i qëndruan pranë në momentet më të vështira, dhe në ditët e para me fëmijën e saj.

YouTube player

Ajo rrëfen gjithashtu se nuk dinte as të ndryshonte pelenat dhe se gjatë asaj periudhe “nuk i interesonte” të ishte shtatzënë.

Pjesë nga deklarata e Adroles:

“Në momentin që kam mbetur shtatzënë ka qenë makthi më i madh i jetës sime. Makth. E kam vuajtur pafund, çdo ditë të jetës sime. Është gabimi më i madh që kam bërë në jetë. As pampersa nuk dija t’i ndërrroja, të gjitha i ka bërë ajo. Nuk më interesonte të isha shtatzënë. Vendosa ta hiqja djalin, nuk e dija se çfarë ishte në ato momente.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles