Saturday, May 16, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Vdes në aksident vëllai i Gjestit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Qungur të komunës së Pejës, ku viktimë ka mbetur vëllai i reperit të njohur Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë u përplas me një katërçikletë. Përplasja rezultoi fatale për një nga personat që ndodhej në katërçikletë, ndërsa një tjetër u lëndua rëndë dhe u transportua me urgjencë në QKUK.

Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi aksidentin. “Rreth orës 14:00, në fshatin Qungur të komunës së Pejës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një katërçiklete. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes dhe lëndimin e rëndë të një tjetër, i cili është dërguar me urgjencë në QKUK,” tha Gashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles