Armina Mevlani ka zbuluar mbrëmjen e kaluar se shumë shpejt do të kurorëzojë dashurinë e saj me Shkëlzenin në martesë pas 9 vitesh lidhje dhe 3 vitesh fejesë.
Blogerja ka pohuar se i ka shpërndarë ftesat dhe se data e martesës është shumë pranë, në fund të shtatorit.
Prej kohësh Mevlani kishte pohuar se dasma do të vinte shumë shpejt, por pandemia dhe kufizimet pas saj e shtytën edhe pak këtë moment special në jetën e saj.
Armina u rikthye në ekran sërish si pjesë e “Goca dhe Gra” në kanalin e Top Channel mbrëmjen e djeshme.





