Ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako, vijon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut. Ajo është mjaft active në rrjetet e saj sociale, ku ndan me ndjekësit foto e video nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një video në “Instastory”, ku kërkon ndihmën e fansave të saj. Ajo shprehet se ka në mendje që të shkurtojë flokët, e që të mos e bëjë një veprim të tillë u thotë ndjekësve që t’a ndihmojnë që të mos bie pre e këtyre mendimeve.
“Më ndihmoni të mos bie pre e mendimeve të mia për të prerë flokët, është më e forte se unë…” , shkruan Egli në postimin e saj.





