Dhe Rita erdhi… Vetëm 3 ditë më parë ylli ndërkombëtar mbërriti në kryeqytet për t’u bërë gati për koncertin që do të mbahet mbrëmjen e sotme në sheshin Skëndërbej.
Këto 72 orë në vendlindje kanë qenë të mbushura plot takime për Ritën, e cila u dekorua nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me titullin “Naim Frashëri” me motivacionin për promovimin e Shqipërisë dhe Kosovës kudo nëpër botë.
Kjo vizitë e Ritës nuk mund të anashkalohej vetëm me kaq. Në një bisedë me të rinjtë e liceut artistik të Tiranës, e vendosur përballë shumë pyetjesh, Ora ka treguar se fillimisht është gjykuar edhe për ngjyrën e lëkurës së saj.
Këto paragjykime nuk e penguan asnjë moment rrugën e Ritës, e cila në këtë vizitë të radhës nuk shpëtoi as pa hapur petë byreku, edhe pse kamerat e sikletosën jo pak.
Nga emocionet e njërit moment tek ato të mbrëmjes së sotme, të gjithë janë me sytë dhe veshët katër nga Rita Ora mbrëmjen e sotme.





