Këngëtarja me famë botërore, Taylor Sëift, ka konfirmuar fejesën e saj me yllin e NFL-së, Travis Kelce. Lajmi është bërë i ditur nga vetë artistja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau me fansat momentin e lumtur.
“Mësuesja juaj e anglishtes dhe mësuesi juaj i gjimnastikës po martohen,”shkruajti këngëtarja me humor.
Çifti, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes që prej fillimit të lidhjes së tyre romantike, është bërë një nga çiftet më të përfolur të vitit. Fejesa e tyre vjen pas një periudhe dy vjeçare dashurie ku janë parë shpesh së bashku në evente publike, koncerte dhe ndeshje të NFL-së.






