Beauty Fair Albania është i vetmi vend në kryeqytet dhe më gjerë ku bashkohen të gjithë aktorët më të rëndësishëm të industrisë së bukurisë dhe shëndetit – dhe Rosarita nuk mund të mungonte në këtë skenë të madhe!
Brandi i njohur i kujdesit personal, Rosarita, vjen në këtë edicion të BFA me një gamë të gjerë produktesh kozmetike që përfshijnë:
Ngjyra thonjsh që flasin vetë,
Xhela cilësorë,
Si dhe produkte thelbësore që e çojnë kujdesin personal në një tjetër nivel profesionalizmi dhe bukurie.
Pavarësisht nëse jeni pronare salloni, profesioniste në fushën e manikyrit, apo thjesht një pasionante e artit të thonjve, Rosarita ka produktet ideale për ju.





