G Bani, reperi shqiptar dhe ish-banori i “Big Brother”, po përjeton një periudhë transformimi të dukshëm në pamjen e tij.
Pas një ndërhyrjeje në sy, që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, artisti ka vendosur të bëjë edhe një operacion estetik në hundë. Pamjet pas operacionit po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa ndjekësit vërejnë menjëherë ndryshimin në profilin e tij.
G Bani nuk ka ngurruar të ndajë detaje nga procesi i rikuperimit, duke qenë i hapur me publikun rreth vendimeve të tij për përmirësimin estetik.





