Ashtu si dhe ishte njoftuar më herët, Beauty Fair Magazin ka çelur sot tre ditët e saj. Mu në zemër të Tiranës, pikërisht te Pallati i Kongreseve, shiriti është prerë nga organizatorja e këtij panairi, Isida Mollaymeri.
Njerëz të njohur të ekranit, por jo vetëm u bënë bashkë dhe trokitën gotat në këtë eveniment që është i vetmi në Shqipëri.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të shohin gjithçka nga afër, të përfitojnë nga ofertat, vraponi. Deri në datën 25 Beauty Fair Albania 7 ju pret!





