Saturday, May 23, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Thashethemet marrin fund: Rizarta dhe Xeni nuk janë çift! Ish banorit të Big Brother ja ka vjedhur dikush tjetër zemrën

Pas javësh të tëra spekulimesh dhe zërash që qarkullonin në rrjet, më në fund vjen edhe e vërteta: Rizarta dhe Xeni nuk janë në një lidhje dashurie. Ka qenë vetë ish-banori i Big Brother VIP ai që ka vendosur t’i japë fund aludimeve, duke sqaruar publikisht statusin e tij.

Madje, Xeni ka habitur të gjithë me një tjetër detaj: ai është tashmë në një lidhje serioze, e cila po zhvillohet larg syve të publikut.

Ky sqarim i qartë i ka dhënë fund thashethemeve që prej kohësh po e ndiqnin dyshen, duke treguar edhe njëherë se jo çdo afërsi duhet lexuar si romancë. Tashmë, fansat mund të shohin Rizartën dhe Xenin si dy miq të mirë, pa keqkuptime dhe pa aludime.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles