Tiri dhe Krisa janë “arratisur” për disa ditë pushimi para se këngëtarin ta zërë vrulli i sezonit. Por, mesa duket “syri i keq” i kapur dhe pushimet s’po shkojnë dhe aq pas pritshmërive. Një skenë e tensionuar është regjistruar së fundmi në një nga klubet e resortit.
Krisa ka kapur “mat” partnerin e saj duke parë një balerinë të veshur me një kostum ekstravagant e cila performonte nën dritat vezulluese të lokalit.
Menjëherë moderatorja ka shkuar e ka marrë, ndërkohë kjo situatë është postuar nga vetë çifti nëpër rrjetet sociale.





