Saturday, May 23, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Befason Serbia, prej cilave shtete i erdhën votat e publikut Shqipërisë në Eurovision

Shqipëria në finalen e mbrëmshme të Eurovision 2025 performoi mjaft mirë, duke u renditur në vendin e tetë, nga 26 finalistë në total

Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” mori gjithsej 218 pikë, 173 nga publiku dhe vetëm 45 pikë nga juritë kombëtare.

Pra, një diferencë drastike mes votës së publikut dhe asaj të jurive profesionale, ku që në fillim u evidentua se pikët e jurive të shteteve nuk po na favorizon.

Por, së fundmi ka dalë edhe lista me secilin shtet se nga i kanë ardhur Shqipërisë votat e publikut, ku mes vendeve që na kanë votuar me sms është edhe Serbia, ku siç duket kanë ndikuar shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Më poshtë një listë me disa prej shteteteve që na kanë dhënë pikë nga publiku.

 

Mali i Zi – 12 pikë nga publiku, 10 pikë nga juria

Greqia – 12 pikë nga publiku, 2 pikë nga juria

Franca – 10 pikë nga publiku, 12 pikë nga juria

Italia – 10 pikë nga publiku, 3 pikë nga juria

Zvicra – 10 pikë nga publiku, 0 nga juria

Kroacia – 10 pikë nga publiku, 0 nga juria

Gjermania, San Marino, Sllovenia – 8 pikë nga publiku, 0 nga juria

Suedia – 7 pikë nga publiku, 3 pikë nga juria

Azerbajxhani, Luksemburgu dhe Belgjika – 7 pikë publiku për ‘Zjerm’, 0 nga juria.

Austria, fituesja, 6 pikë publiku – 0 pikë jurie

Britania e Madhe – 5 pikë nga publiku – 0 pikë nga juria

Çekia – 5 pikë nga publiku – 0 pikë nga juria

Serbia – 4 pikë nga publiku, 0 pikë nga juria

Polonia – 4 pikë nga publiku, 5 pikë nga juria

Portugalia – 2 pikë nga publiku, 4 pikë nga juria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles