Një nga momentet më të komentuara të Ferma VIP ka qenë largimi i befasishëm i Albës dhe partnerit të saj Limi, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet dhe në publik.
Gjatë mbrëmjes së djeshme në spektakël, Alba sqaroi për herë të parë publikisht arsyet e largimit të saj:
“E kam shprehur shumë qartë. Kam disa parime në jetë dhe para tyre nuk vendos asgjë. Edhe çmimi vjen pas parimeve,” – u shpreh Alba, duke lënë të kuptohet se vendimi i saj ishte i menduar dhe i pandikuar.
Në lidhje me spekulimet për raportin mes saj dhe konkurrentes tjetër, Nenes, dhe “tradhtinë” e dyshuar të Limit me të, Alba u shpreh prerë:
“Nena për mua nuk ka qenë aspak problem dhe nuk i kam kushtuar rëndësi. Për mua, rrënja e problemit është partneri që kam në krah.”
E pyetur nga Luana për “sekretin” e saj dhe Limit, për të cilin Alba ka thënë gjatë gjithë qëndrimit në fermë se nuk flet dot për të, Alba tha se bëhet fjalë për besën.
“Unë dhe Limi e kemi nga ajo që kemi ndjerë për njëri-tjetrin. Që jemi marrë vesh me sy, kjo do mbetet gjithmonë mister për publikun.”
Largimi i çiftit ka lënë pas shumë pikëpyetje.
Mes shumë aludimesh dhe hipotezash që qarkulluan pas largimit të Albës nga Ferma VIP, një ndër më të përfolurit ishte lajmi se ajo mund të ishte shtatzënë.
Por çifti Alba dhe Limi i kanë mohuar zërat, duke deklaruar se lajmi nuk është i vërtetë.
Megjithatë, Limi la të hapur një mundësi për të ardhmen, duke shtuar se ata po e mendojnë një fëmijë, ndoshta pas dy vitesh.





