Saturday, April 18, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Modeli i këpucëve që u inspirua nga imazhi i përrallave dhe u kthye në një trend

Mes gjithë luksit që ka në faqet online do të vini re edhe një emër që është bërë i njohur vitet e fundit.

MACH & MACH u krijua në vitin 2012 nga motrat Nina dhe Gvantsa Macharashvili me origjinë gjeorgjane. Ato i krijuan këpucët bazuar në imazhin e bukur të përrallave.

MACH & MACH mori vëmendje ndërkombëtare me debutimin e këpucëve në Javën e Modës në Paris para dy vitesh. Ndërsa revolucioni i vërtetë online i këpucëve aq vajzërore ndodhi kur interneti u pushtua nga takat e dyfishta të zbukuruara me kristale dhe me rripin e kyçit të mbështjellë dysh.

Shpesh këto taka janë krahasuar me të Hirushes dhe kjo i ka bërë të promovohen nga emra si Kendall Jenner, Kylie, Megan Fox, Chiara Ferragni dhe Camilla Cabello.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles