Kur bëhet fjalë për stilin “vintage”, e para që në vjen në mendje është Armina Mevlani. E kuruar deri në detaje, gjithmonë me një stil unik, Armina ka treguar se e dashuron retron dhe modën e viteve të mëparshme.
Aspak e tunduar nga modeli i Kim Kardashian apo Kylie Jenner, Armina ka personifikuar stilin e saj edhe njëherë në brand-in e ri që pritet të jetë i prekshëm për të gjithë shumë shpejt.
Besoj se të gjithë ju ka ndodhur të keni diçka të mamit apo gjyshes në dollap dhe ju ka shkuar ndër mend ta vishni.
Edhe Armina do të sjellë prekjen e saj magjike me anë të brand-it të ri vintage i cili do të ketë edhe pak doza moderne.
Nga fustanet me lule, materialet saten, modelet me pika janë disa nga tendencat e fundit të modës të risjella nga Armina.
Ne ju prezantojmë disa prej tyre më poshtë:




