Home Panairs “Beauty Fair Albania”, mbahet edicioni i dytë i panairit të bukurisë

“Beauty Fair Albania”, mbahet edicioni i dytë i panairit të bukurisë

0
“Beauty Fair Albania”, mbahet edicioni i dytë i panairit të bukurisë

Për 3 ditë rresht është mbajtur këtë fundjavë në Tiranë edicioni i dytë i “Panairit të Bukurisë”. Markat më të fundit të produkteve kozmetike janë ekspozuar në stendat e “Sheshi Italia”, ndërsa nuk kanë munguar surprizat.

Një panair dedikuar bukurisë e mbylli siparin këtë diel në Tiranë. “Beauty Fair Albania” u rikthye për herë të dytë në “Sheshin Italia” me sipërmarrës të suksesshëm dhe markat më të mira të kozmetikës. Me qindra vizitorë ndoqën panairin, i cili ishte i hapur për 3 ditë rresht, në 17,18 dhe 19 shtator.

Organizatorët janë kujdesur të sjellin pranë njerëzve të gjitha produktet e bukurisë, duke nisur që nga markat inovative, kremrat e ndryshëm për lëkurën, make up, vajrat esencialë e parfumet. Nën drejtimin e artistes Isida Mollaymeri, surprizë e këtij edicioni ishin edhe eventet.

Modele, gazetare, pedagoge e sipërmarrëse, transmetuan mesazhe të forta, dedikuar vajzave dhe nënave.

Linjat dhe klinikat e produkteve kozmetike, sollën në stendat e “Beauty Fair Albania” ulje nga 10-50%, ndërsa nuk munguan edhe seancat e dedikuara të këshillimit nga profesionistët. Edicioni i parë i Panairit të Bukurisë u organizua në vitin 2019 dhe organizatorët e tij synojnë ta kthejnë në traditë të përvitshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here