
Kemi hyrë në pranverë tanimë dhe na duhet të heqim dorë nga çizmet, t’i zëvendësojmë ato me atlete apo këpucë. Por këtë vit ka edhe një trend të ri për vajzat! Janë “balerinat” e famshme që kombinohen thuajse me gjithçka dhe duken kaq stil. Pëlqeheshin masivisht në fund të viteve 2000 dhe me siluetën që kanë janë rikthyer fuqishëm. I kemi parë edhe personzhe të famshëm që i kanë bërë pjesë të pandashme të garderobës së tyre, që nga Rihanna, Dua Lipa e deri te Paloma Elses.
Versioni klasik me dy ngjyra i Chanel, për shembull, ka qenë një element kryesor i modës që nga 1957-a.

Edhe ato saten të Miu Miu, që i pamë për herë të parë në vitin 2016 “ndihmuan” për t’i kthyer në një element thelbësor në veshje. Dizajni i tyre delikat me një rrip elastik është tejet i parezistueshëm!

Pooor, nuk mbaron me kaq! Njihuni edhe me “Sneakerina”, një këpucë e çuditshme që “mikson” atleten me balerinat. Tërheqëse dhe shumë të rehatshme!






