Monday, April 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Fero i përket të shkuarës, Arbenita feston këtë Shën Valentin në Dubai

Modelja Arbenita Ismajli duket të ketë gjetur lumturinë pas ndarjes së saj të dhimbshme nga reperi Fero.

Edhe pse pas ndarjes që përfshiu akuza të rënda për dhunë dhe për një marrëdhënie të tensionuar, ajo festoi Shën Valentinin në Dubai.

Arbenita postoi në Instagram një foto të një buqete me lule pranë një dritareje me pamje të mrekullueshme nga Dubai, duke ngritur dyshime se mund të jetë në një romancë të re, megjithatë ajo nuk ka konfirmuar një lidhje të tillë.

 

Në muajt e fundit, Arbenita ka postuar herë pas here lule dhe trëndafila, dhe është e njohur për dashurinë që ka për vajzën e saj, Ninën, me të cilën kalon kohë cilësore.

Kjo ngjarje ndodhi pas disa muajsh tensionesh publike me Fero, i cili kishte akuzuar modelen për sjellje të papërshtatshme dhe kërkoi ndryshimin e kushteve të kujdestarisë për vajzën e tyre.

Fero ka hedhur akuza të forta ndaj Arbenitës, duke e quajtur atë “narciste” dhe duke e akuzuar për dëshirën për një jetë luksoze, të cilën ai thotë se ajo po e kërkonte në Dubai.

Reperin e kanë shqetësuar dhe akuzat për dhunën që kanë qarkulluar, për të cilat ai ka deklaruar se gjithçka ishte e inskenuar nga Arbenita. Pas përjashtimit nga lidhja, Fero vazhdon të shprehë pikëpamjet e tij mbi marrëdhënien dhe kujdesin për vajzën, duke theksuar se ajo që ka ndodhur ka dëmtuar imazhin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles