Kim Kardashian ka reaguar për herë të parë për polemikat e dëmtimit të fustanit të Marilyn Monroe.
Fansat e Marilyn e kanë akuzuar Kimin javën e kaluar pasi dyshuan se kishte disa dëmtime tek veshja delikate e aktores.
Më në fund, ditën e sotme ka folur dhe Kim për të sqaruar të gjitha akuzat e hedhura mbi të në emisionin “Today”.
“Vazhdojmë të shohim gjëra të tilla si, ‘fustani është i shkatërruar’… E gjithë kjo nuk është e vërtetë?” u pyet Kim.
“Jo,” u përgjigj Kardashian.“Ripley’s dhe unë kemi punuar së bashku tepër mirë; kishte punonjës të pajisur me doreza që ma veshën fustanin.”
“Ishte një proces i tillë,” tha ajo. “Unë u paraqita në tapetin e kuq me një mantel dhe pantofla, dhe e vesha fustanin në fund të tapetit, kur ngjita shkallët… Ndoshta e mbajta veshur për 3 minuta ose 4 minuta.”





