Kur bëhet fjalë për tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, nuk mund të qëndrojmë thjesht në vend dhe ta kalojmë në heshtje. Fokusi ynë kryesor është te fustanet e bukur të veshur nga të famshmit tanë të preferuar, të cilët na mahnitin.
Tapeti i Kuq i Kanës është vendi më i mirë për të marrë frymëzim nëse ju pret një ngjarje e rëndësishme. Edhe pse Tapeti i Kuq i Oscars është më ikonik nga të gjithë, Tapeti i Kuq i Kanës u jep njerëzve të famshëm mundësinë të thyejnë rregullat dhe të tregojnë se si ndihen.
Kjo është arsyeja pse çdo vit festivali na ka dhënë disa nga pamjet më të paharrueshme që do të mbeten me ne përgjithmonë.
Ky vit pa asnjë dyshim që kishte shumë momente të paharrueshme.
Le të shohim më poshtë disa prej veshjeve që tërhoqën më shumë se kurrë vëmendje në Festivalin e Filmit në Kanë:






