Duke marrë parasysh se Hailey Bieber është ajo që ne i drejtohemi për pothuajse çdo lloj frymëzim bukurie, është e pritshme që ajo “të gatuajë” një markë bukurie të sajën.
Duket si një lëvizje e natyrshme për të dhe se definitivisht e di rrugën e saj rreth një rutine solide për kujdesin e lëkurës.
Hailey Bieber është zyrtarisht gati për të hyrë në hapësirën (shumë të mbushur me njerëz) të markave të bukurisë. Hailey po përgatitet të lançojë linjën e saj të kujdesit të lëkurës të quajtur Rhode.
Duke u shfaqur në kopertinën e numrit të majit 2022 të Allure, Hailey dha detajet më të gjera për markën e ardhshme dhe madje pranoi se ishte disi e frikësuar për sipërmarrjen. “Tregu është kaq i zënë dhe kaq i ngopur. Dhe padyshim që më është dashur të kem besim në veten time dhe në markën tonë për të ndjerë vërtet se do të jetë diçka freskuese dhe e ndryshme,” pranoi manjati i ardhshëm i bukurisë.
Hailey konfirmoi se Rhode do të lançohet në qershor 2022. Rhode do të jetë një linjë që përfshin kujdesin e lëkurës, grimin, produktet e flokëve, aromën dhe më shumë.





