Tendencat e grimit ndryshojnë herë pas herë duke përqafuar modele moderne por ndonjëherë duke marrë pranë vetes edhe grimca të viteve ‘90 që konsiderohet një periudhë e artë në fushën e modës dhe bukurisë.
Duke hedhur një vështrim pas në vitet ‘90 menjëherë dallojmë detajin e vetullave që ka ndryshuar. Një nga ndryshimet më të dukshme. Në vitet ‘90 ekzistonin vetullat e holla shumë si trend, ndërsa sot e kundërta: vetualla sa më të trasha dhe të plota.
Ndoshta parimisht nuk mund të diferencojë diçka në fytyrën tuaj, por nëpërmjet kësaj video që do ju tregojmë më poshtë do e kuptoni se sa ndryshim ka. Madje duket sikur kemi të bëjmë me persona totalisht të ndryshëm.
Dhe jo vetëm detaji i vetullave. Shihni videon më poshtë për ta zbuluar:





