Këngëtarja Jennifer Lopez, e cila ringjalli romancën e saj me Ben Affleck në vitin 2021, pasi dyshja kishin përjetuar një romancë (nga 2002-2004), ka njoftuar se është fejuar me aktorin e njohur.
Lopez ndau një video të përzemërt në faqen e saj zyrtare në Instagram ku zmadhonte unazën e saj mahnitëse të fejesës me diamant smeraldi, e cila ngjan jashtëzakonisht me dizajnin 6.1 karatësh të Harry Winston që Affleck e ia kishte dhënë më herët,në 2002.

Lopez dhe Affleck njoftuan ndarjen e tyre në janar 2004, pasi u fejuan.
Pak para se të mbahej dasma e tyre, ata thanë se arsyeja e shtyrjes së dasmës së tyre në Santa Barbara ishte ‘vëmendja e tepërt e medias’.
Shpresojmë që këtë herë çifti të jetë më i lumtur se kurrë!





