Stilisti i njohur Valdrin Sahiti sapo korri një tjetër sukses ndërkombëtar me punën e tij. Ylli i reality show Khloe Kardashian kishte përzgjedhur një fustan nga stilisti shqiptar në premierën e “The Kardashians” në HULU.
Khloe shkëlqente me fustanin me material satin ngjyrë kafe të hapur, i cili ia nxirrte akoma më shumë në pah linjat e saj të trupit.
Ka qenë vetë Valdrini, i cili ka bërë me dije që Khloe ishte veshur nga vetë ai. Stilisti postoi një video të saj duke shkruar: “Mirëmëngjes, faleminderit @khloekardashian që je pjesë e #VSLOVER”.


Kjo nuk është hera e parë që Sahiti qëndron pas yjeve më të mëdhenj në tregun ndërkombëtar, përfshirë Beyonce, Kylie Jenner, Nicky Minaj, Cardi B etj. Mesa duket stilisti i njohur po “vjedh” zemrat e të gjithë yjeve botërorë me talentin dhe punën e tij.





