E kemi thënë e stërthënë se Jonida Maliqi mbetet një ikonë e stilit dhe modës. E duket se këtë fakt, këngëtarja na i ka provuar edhe në postimin e fundit.
Larg të ftohtit, në një vend relaksues, Jonida ka zgjedhur ta nisë 2024-ën në Maldives.
Ajo ka zgjedhur një “look” total xhins kombinuar me çantën “Celine” të zezë, duke mos lënë vend për komente shtesë.
Ne jemi të bindur se kjo veshje do të frymëzojë shumë vajza që e duan të bukurën, duke huazuar gjithashtu pak nga guximi i Jonida Maliqit, për të ardhur ashtu siç vetëm ajo di!





