Ka njerëz që tremben nga idea për të shkuar në palestër sepse kanë frikë se do të lodhen. Por të bësh ushtrime nuk duhet të jetë një aktivitet i mundimshëm. Më poshtë do të ndajmë me ju disa ushtrime që mund t’i bëni edhe në ditët kur ndiheni më dembelë. Mos u stresoni, vetëm do të djersini!
Ndërsa hapni sytë në mëngjes, jini të vëmendshëm për mënyrën se si lëvizni trupin që t’ju dalë gjumi. Shtriquni ndërsa jeni në shtrat për të zgjuar çdo qelizë duke zgjatur së pari krahët dhe më pas duke i lëvizur nga njëra anë në tjetrën. Më pas merruni me bustin. Ndërsa jeni shtrirë në shpinë, duke mbajtur gjysmën e poshtme të trupit të ngjitur pas dyshekut, ngrini bustin lart. Qëndroni ashtu për disa sekonda dhe shtrihuni përsëri. Ju premtojmë se zgjimi do të jetë shumë më i lehtë.
Ngritja e këmbëve
Rrethi i Pilates
Mund të blini një rreth Pilates dhe ta përdorni ndërkohë që jeni ende shtrirë. Ky rreth shumëfunksional stërvit më shumë se një pjesë të trupit tonë ndërkohë që mund të jemi akoma shtrirë në komoditetin e krevatit. Duke vendosur rrethin Pilates midis kyçeve të këmbës, përpiquni të ushtroni sa më shumë presion rreth tij, duke krijuar një V me këmbët. Këtë mund ta bëni edhe me gjunjët, duke punuar kështu me pjesën e brendshme të kofshëve. Por mund ta vendosni dhe në kyçet e jashtme dhe ta mbështesni në ndonjë objekt nëse doni të punoni me pjesën e jashtme të kofshëve.
Me kokën poshtë
Një mënyrë e përsosur për të nisur mëngjesin tuaj, është të ngriheni ndërkohë që mbani kokën poshtë dhe vithet lart. Kjo lëvizje lejon një shtrirje të plotë të trupit, ndërkohë që aktivizon muskujt në bark dhe shpatulla. Për këtë duhet të përpiqeni t’I shtrini sa më shumë krahët dhe këmbët, duke mos lejuar të krijohen përthyerje. Bëj atë që të bën të ndihesh më mirë, duke marrë frymë lirshëm.
Kërcimi
Mënyra më efektive për ta bërë gjakun të rrjedhë dhe zemrën të punojë më shpejt, është gjimnastika me krahët dhe këmbët duke kërcyer. Kërceni rreth 40 herë ndërkohë që hapni dhe mbyllni krahët dhe këmbët njëkohësisht.
Kërcim në vend/Vrapim në vend
Vrapimi mund t’ju duket I mundimshëm, por jo nëse e bëni në vend. Ky është një ushtrim i duhur kardio duke vrapuar apo duke u hedhur në vend. Lëvizja është mjaft vetë-shpjeguese dhe nuk kërkon shumë koordinim, por mund të bëjë që rrahjet e zemrës suaj të rriten dhe të djersisni. Ndizni pak muzikë në sfond dhe bëni vrap pa lëvizur nga vendi ose merrni një litar dhe kërceni në vend.





