Sunday, October 18, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Bora Zemani merr në dorë moderimin e Big Brother Vip Kosova?

Një emër i papritur është përmendur për drejtimin e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”. Bëhet fjalë për Bora Zemanin, e cila, sipas gazetarit Elton Tozaj, është shumë pranë marrjes së rolit të prezantueses së spektaklit.

Në “Radar”, Tozaj bëri një deklaratë të drejtpërdrejtë për moderimin e sezonit të ri, duke lënë të kuptohet se marrëveshja mund të jetë drejt finalizimit.

“Pothuajse zyrtare, Bora Zemani do të jetë prezantuesja e Big Brother VIP Kosova 5”, u shpreh ai.
Nëse ky informacion konfirmohet, do të bëhej fjalë për një ndryshim të rëndësishëm në drejtimin e formatit.

Bora Zemani ishte një nga moderatoret më të njohura të Top Channel, me një eksperiencë të gjatë në televizion dhe në drejtimin e formateve të argëtimit. Një angazhim i mundshëm në “Big Brother VIP Kosova” do të shënonte një tjetër hap në karrierën e saj televizive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles