Egli ka festuar 29-vjetorin e lindjes me një mesazh të veçantë, këtë herë jo për dikë tjetër, por për vajzën e vogël që dikur ëndërronte për të ardhmen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka zgjedhur t’i drejtohet vetes së vogël, duke kujtuar ëndrrat e saj dhe rrugëtimin ndër vite.
“Hey vajza e vogël!
Të kujtohet sa shumë ke ëndërruar?
Sot janë të 20-at e tua të fundit dhe unë dua të të falënderoj si rrallëherë, që s’u dorëzove kurrë dhe zgjodhe të shkruanim së bashku kapitullin më të bukur të gjithë jetës!
Ty të detyrohem shumë!
Gëzuar ditëlindjen!
Shumë dashuri, From me, to you!”
Një dedikim i ndjerë, përmes të cilit Egli ka zgjedhur të festojë jo vetëm 29 vite jetë, por edhe vajzën e vogël që nuk pushoi së ëndërruari dhe e solli deri në këtë moment.




