Monday, September 14, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Greqia i jep lamtumirën e fundit Giorgos Mazonakis, trupi i këngëtarit kthehet në “lagjen e tij të vjetër”, qindra fansa e përcjellin me lot

Në Nikea sot mbizotëron dhimbja. Qindra njerëz janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej ikonave të muzikës greke, Giorgos Mazonakis, i cili u nda papritur nga jeta më 9 shtator, pas një arresti kardiak.

Me lule në duar dhe të veshur me të zeza, miq, fansa dhe njerëz të thjeshtë kanë mbërritur nga zona të ndryshme për të nderuar artistin që për dekada u bë pjesë e pandarë e jetës së publikut grek, por jo vetëm. Mes turmës ka njerëz të të gjitha moshave, të cilët kanë ardhur për të parë për herë të fundit këngëtarin, zëri dhe këngët e të cilit shoqëruan breza të tërë.

Giorgos Mazonakis po kthehet kështu në “lagjen e tij të vjetër”, në Nikea, aty ku u rrit dhe ku nisi rrugëtimin e tij. Por këtë herë rikthimi është i dhimbshëm. Në vend të duartrokitjeve dhe muzikës, rrugët pranë Kishës së Trinisë së Shenjtë janë mbushur me heshtje, lule dhe lot.

Trupi i artistit është vendosur në kishën e tij të dashur, ku zhvillohet homazhi publik dhe ku njerëzit kanë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit. Shumë prej tyre kanë ardhur vetëm për këtë moment, disa edhe nga zona të tjera, për të nderuar një artist që për publikun grek ishte shumë më tepër se një këngëtar.

Vdekja e papritur e Mazonakis ka shkaktuar tronditje të madhe në Greqi. Jeta e tij artistike, këngët e njohura dhe mënyra e veçantë me të cilën ai u shfaq gjithmonë në skenë e kishin kthyer në një prej figurave më të dashura dhe më të identifikueshme të muzikës greke.

Familja e Mazonakis ka njoftuar se ceremonia mortore do të zhvillohet publikisht të hënën, ndërsa varrimi do të bëhet në një rreth të ngushtë familjar në Varrezat e Treta të Athinës. Familjarët kanë bërë gjithashtu thirrje që, në vend të kurorave me lule, ata që dëshirojnë të nderojnë kujtimin e tij të mbështesin organizatën “Humanity Greece”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles