Së shpejti, ashtu siç edhe u paralajmërua, Luiz Ejlli do të bëjë rikthimin e tij të madh në ekranin e Top Channel.
Faqja zyrtare e televizionit ka publikuar spotin promovues të programit të tij më të ri të titulluar “Live me Luizin”, shoqëruar me mesazhin e shkurtër e të qartë: “Bëhuni gati…”.
Tashmë është konfirmuar se emisioni i tij do të mbahet të premten mbrëma.
Lidhur me konceptin dhe dinamikën e këtij projekti, vetë Luizi është shprehur javë më parë:
“Do të jetë një ‘Prime Night’. Do të transmetohet një herë në javë dhe njerëzit do ta shohin e do të flasin për të çdo ditë.”
Publikimi i spotit ka ndezur menjëherë rrjetin, duke marrë mijëra reagime dhe komente entuziaste nga ndjekësit dhe personazhet e njohur, mes të cilëve ra në sy edhe komenti mbështetës i bashkëshortes së tij, Kiara Tito.




