Një prej programeve që pritet të sjellë surpriza në sezonin e ri të Top Channel është “Përputhen”, ku do të ketë ndryshime në drejtimin dhe prezantimin e emisionit
Mësohet se Ronaldo Sharka dhe Heidi Baci do të jenë figurat e reja që do të shoqërojnë “Përputhen” në sezonin e ri.
Ronaldo Sharka do të ketë gjithashtu edhe rolin e autorit të emisionit, duke u përfshirë kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmbajtjen dhe konceptimin e programit.
Ndërkohë, Megi Pojani pritet të largohet nga drejtimi i “Përputhen”. Ende nuk dihet se çfarë pozicioni do të marrë ajo në Top Channel apo nëse do të jetë pjesë e një tjetër projekti televiziv.




