Wednesday, August 5, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Nga ish-kolegët demokratë te figurat e njohura të ekranit, festa e djalit të Grida Dumës mblodhi shumë emra të njohur, kush ishin të ftuarit

Në një nga lokalet e vendosura në një prej “rrokaqiejve” më të njohur të Tiranës, Darien, djali i Grida Dumës, festoi 21-vjetorin e lindjes mes njerëzve më të afërt, miqve të shumtë dhe figurave të njohura publike.
Në një ambient të kuruar deri në detaj, ku elegance dhe atmosfera verore ndërthureshin në mënyrë perfekte, të ftuarit shijuan orë të tëra bisedash, muzike dhe kërcimi. Festa nisi në mbrëmje dhe vijoi deri në orët e para të mëngjesit, duke u shndërruar në një nga ato netë të verës që mbeten gjatë në kujtesë.
Mes të pranishmëve u vunë re disa emra të njohur të ekranit, medias shqiptare, politikës, por jo vetëm. Në fotot e publikuara nga festa u pa Rudina Dembacaj, Marjana Kondi, Arjan Curri, Anila Basha, Lori Hoxha, Bieta Sulo, Erald Kapri të cilët ishin vetëm disa prej shumë të ftuarve që iu bashkuan 21-vjeçarit në këtë ditë të veçantë.
Natyrisht nuk munguan as miqtë e Grida Dumës, ndërsa pjesë e festës u bënë edhe disa prej ish-kolegëve të saj nga Partia Demokratike. Mes tyre u pa Agron Gjekmarkaj, i cili iu bashkua urimeve për djalin e ish-deputetes, në një mbrëmje që mblodhi së bashku njerëz nga fusha të ndryshme të jetës publike.
Përveç Grida Dumës edhe vetë Darienit, vëmendjen e të ftuarve e tërhoqi edhe Greis, teza e djaloshit që festonte ditëlindjen. Ajo kishte zgjedhur të vishej me një fustan të kuq me motive trëndafilash, një paraqitje elegante që nuk kaloi pa u komentuar dhe që i shtoi edhe më shumë ngjyra atmosferës së mbrëmjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles