Wednesday, September 23, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ku është Granit Xhaka? Lëvizja e fundit pas skandalit mediatik

Pas lajmeve që shkaktoi deklarata e kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka, se kishte blerë një certifikatë të falsifikuar të vaksinimit kundër COVID-19, futbollisti ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Xhaka ka publikuar në TikTok dy fotografi, në të cilat shfaqet pranë detit, duke shijuar disa momente pushimi së bashku me familjen e tij.

Postimin ai e ka shoqëruar me një mesazh falënderues për të gjithë ata që i kanë dërguar mbështetje gjatë kësaj kohe.

“Po marr një moment për të marrë frymë. Faleminderit për çdo mesazh, çdo fjalë dhe çdo mbështetje”, ka shkruar Xhaka.

Me këtë postim, kapiteni i Zvicrës duket se ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një moment të qetë me familjen, pas vëmendjes së madhe mediatike që mori deklarata e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles