Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” rikthehet në ekranin e Top Channel për të pestin vit radhazi.
Këtë sezon të ri, programi do të transmetohet çdo të shtunë në orën 21:00, duke sjellë risi dhe tema dinamike për teleshikuesit.
Për Selinën, ky përbën një rrugëtim të ri profesional në televizion krah emrave të njohur të ekranit.
Në këtë hap të rëndësishëm, ajo ka marrë edhe mbështetjen publike të partnerit të saj, DJ Gimbo.
Në rrjetet sociale, Gimbo ka ndarë promo-n zyrtare të emisionit duke e uruar atë me fjalët e ngrohta: “Suksese Çika jem”.




