Sara Gjordeni ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël me vajzën e saj, Neas, e cila këtë herë i ka bërë një vizitë në ambientet e Top Channel.
Edhe pse moderatorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP” zgjedh ta mbajë larg vëmendjes së tepërt të rrjeteve sociale, herë pas here ajo publikon copëza nga përditshmëria me të voglën.
Në fotografinë e fundit, Neas shfaqet e veshur me një fustan të kaltër me motive lulesh, ndërsa Sara e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin plot humor: “Si kërpudhë hahah.”
Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk kanë kursyer komentet pozitive për vogëlushen, e cila rrallëherë shfaqet në rrjetet sociale.




